Në të gjitha çezmat publike është e ndaluar rreptësishtë të afrohen dhe pinë ujë kafshët, në të kundërtën parashihet dënim për pronarët e tyre.

Kompetentët thonë se në të gjitha çezmat publike ndalohet tu jepet ujë kafshëve, kurse për pronarët parashihet dënim me ligj.

“Çezma ku mund të pinë ujë kafshët ka nëpër parqe të kafshëve në Parkun e Qytetit dhe në të ardhmen parashihet të ndërtojmë parqe rekreative për kafshë shtëpiake. Në çezmat tjerat dënohet rreptësishtë të pinë ujë kafshët, për pronarët parashihet dënim me ligj” thonë nga Qyteti i Shkupit duke mos precizuar për shumën e dënimit.