Çfarë dimri na pret deri në Vitin e Ri, parashikimi i motit

Nëntori po shkon, ndërsa dhjetori pritet të vjen, por jo edhe me temperature tejet të ulta siç i ka hije dimrit. Sipas portalit “AccuWeather“, temperaturat gjatë dhjetorit do të jenë pak më të ulta se gjatë këtij muaji, dhe se sipas parashikimeve, vetëm pak ditë paralajmërohen reshje të borës.

Marketing

Por ka mundësi që kohë pas kohe të ketë masa të ftohta ekstreme nga Arktiku, që do të ndikojnë në uljen e temperaturave të ajrit edhe nën -20 gradë Celsius, transmeton INA. Sipas “AccuWeather”, reshjet e borës pritet të jenë nga pjesa e dytë e dhjetorit, gjegjësisht në ditët 24-26 dhjetor. Për vitin e ri nuk parashikohet reshje të bores, por ditë me shi. Megjithatë në rast të të një masë të të ftohtit, shiu parashikohet të shëndërrohet në borë. Parashikimet dhe temperaturat sipas këtij portali të specializuar tregojnë se do të jetë një dimër i butë. Dimri i vërtetë na pret gjatë muajit janar me rënien e temperaturave dhe reshje të borës. Ndiqni në AccuWeather se si do të jetë moti.