Çfarë do të ndodhë pas të dielës? Rama: Do të ndjekim qasjen e përshkallëzimit strikt

Kryeministri Edi Rama tha se qeveria do të ndjekë qasjen e përshkallëzimit të masave strikte, për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit, ndërsa iu përgjigj pyetjes së qytetarëve se çfarë do të ndodhë pas të dielës.

Marketing

“Po dëgjoja kryeministrin britanik , i cili sot shpjegoi pse në Britaninë e Madhe nuk do i mbyllin shkollat e universitet dhe pse masat do t’i përshkallëzojë më ngadalë, është një qasje. Por ne do të ndjekim qasjen e përshkallëzimit strikt, për të ngadalësuar maksimalisht shpërndarjen e virusit, shkruan Top Channel.

E përsëris, nuk është ideja të bëjmë sa më shumë teste, të kapim me teste të gjithë ata që kanë korona, koronën do ta marrin masivisht si një virus gripi, por njësoj si me virusin e gripit, siç tregon eksperienca e Kinës, 80% e jona nuk do ta marrin vesh kurën e patën apo nuk e patën.

Ju e dëgjuat kancelaren gjermane që tha 70% e gjermanëve do të preken nga koronavirusi. 20% e atyre që do ndjejnë shqetësime dhe do ndjehen jo mirë, është 20% me të cilin duhet të kemi fokusin e vëmendjes. Nga këta, disa e kalojnë me rrufë, pak temperaturë, por nuk shkon në një gradë më të rëndë dhe janë 80% e 20% që e kalojën në shtëpi. Pjesa tjetër ka nevojë për hospitalizim”, tha Rama.