Çfarë do të thotë të jesh “shpirt i vjetër”?

Kemi dëgjuar shpesh që dikush të etiketohet si “shpirt i vjetër” (old soul), por çfarë nënkupton një shpirt i vjetër?

Disa njerëz besojnë se “shpirt i vjetër” i referohet dikujt që ka rilindur disa herë dhe ka jetuar në jetët e mëparshme. Ka të tjerë, që nuk e besojnë fare një teori të tillë dhe sërish e përdorin si term kur duan të përshkruajnë dikë, mençuria e të cilit shkon përtej moshës që kanë.

Ç’do të thotë të kesh një shpirt të vjetër?

Marketing

1. Të mos kesh asnjë interes për gjërat materiale

Qëllimi yt nuk është pasuria dhe as nuk përpiqesh të kursesh para sa më shumë të jetë e mundur. Mjaftohesh me plotësimin e nevojave bazike dhe disa kursime të vogla për raste emergjence. Nuk ndikohesh nga trendet dhe bën gjërat që do vetëm ti. Gjërat që s’mund të blihen janë çfarë të interesojnë ty. Një shpirti i vjetër është gjithmonë duke mësuar gjëra të reja dhe duke u përpjekur për t’u rritur.

2. Vlerëson marrëdhëniet e vërteta

Nuk ke nevojë për njohje të shumta dhe grupe të mëdha shoqërore. Për ty ka rëndësi të të fokusohesh tek një grup i vogël njerëzish dhe të ndërtosh një raport të shëndetshëm me ta. Miqtë e tu mund të jenë të çdo moshe dhe të kenë eksperienca komplet ndryshe nga ty. Ka shumë mundësi të tërhiqesh nga njerëzit më të mëdhenj se ty në moshë, pasi është thirrja e “shpirtit të vjetër” që kërkon njerëz që ndjejnë dhe mendojnë si ty.

Në familjen tënde je gjithnjë ti ajo që ke mbajtur rolin e më të maturës në situata të vështira.

3. Empatia

Një “shpirt i vjetër” është shumë i ndjeshëm ndaj ndjenjave dhe emocioneve të të tjerëve. Nëse dikush po kalon një vështirësi, ju ndjeni dhimbjen e tyre sikur të ishte juaja.

4. Keni nevojë për kohë vetëm

Edhe pse të tjerëve mund t’ju dukeni të distancuar apo shpërqëndruar, kjo nuk ndodh se jeni të ftohtë apo se s’ju intereson ç’ndodh përreth. Në fakt është komplet e kundërta, ju doni të merrni gjithë informacionin nga mjedisi që ju rrethon dhe keni nevojë për kohë vetëm për ta analizuar sipas mënyrës suaj.

Ndjeshmëria emocionale ju bën që herë pas here të keni nevojë të qëndroni vetëm, për të procesuar gjërat tuaja dhe për të rikarikuar energjitë.

Marketing