Çfarë drame në Londër, West Ham shokon Tottenhamin me tre gola në fund

Një nga ndeshjet më të çmendura të këtij sezoni në Premierligë është zhvilluar sonte në ‘Tottenham Hotspur Stadium’.

Marketing

Spurs kanë barazuar me West Ham me rezultat 3:3, me ndeshjen që përfundoi me dramë, anipse vendasit kishin epërsi prej 3:0.

Edhe një herë dyshja Son Heung-Min dhe Harry Kane dolën skenë në tre golat e Tottenham.

Koreano-jugori (1’) realizoi golin e parë pas asistimit të Kane, ndërsa ky i fundit (8’) dyfishoi epërsinë pas asistimit nga i pari.

Për 3:0 realizoi sulmuesi anglez (16’) për të cilin ishte goli i pestë këtë sezon në Premierligë.

Ndërkohë, kur pritej që Tottenhami do t’i fitonte tre pikë lehtësisht, mysafirët shpërthyen brenda pak minutave për ta bërë fundin dramatik.

Balbuena (82’) dhe Sanchez (85’) me autogol bëri që rezultati të ngushtohej në 3:2. Në aksionin e fundit, West Ham barazuan rezultatin me një super gol nga Lanzini (90+3′), duke bërë një nga kthesat më të paharruara në futboll brenda pak minutave.

Tottenham mban vendin e gjashtë me tetë pikë, kurse ‘Çekanët’ dy pozita më poshtë kanë shtatë pikë.

Marketing