Çfarë është Gruevski: I mitur, handikap, apo viktimë e dhunës seksuale?

Sot në Parlamentin e Hungarisë, gjatë pyetjeve të deputetëve, u kërkua përgjigje rreth procedurës për azil të ish kryeministrit Nikolla Gruevski, transmeton portal 24.hu.
Të thirrur për përgjigje të pyetjeve, se pse Gruevski ka tretman special, ishte Sekretari shtetëror në Kabinetin e kryeministrit Viktor Orban, Ballash Orban.

Marketing

Opozita kërkoi përgjigje duke përkujtuar se sipas ligjeve të Hungarisë, tretmani special për azil mund të merret vetëm në rastet kur bëhet fjalë për person të mitur pa përcjellje të ndonjë personi të rritur, grua shtatzëne, viktimë e dhunës seksuale, person me handikap apo lloj tjetër të kufizimeve.
Sekretari shtetëror e përsëriti qëndrimin e deritanishëm të qeverisë se Gruevski ka fituar status special për arsye se 10 vite ka qenë kryeministër.

Marketing