Çfarë ndodhi mes Lukakut dhe Brozovicit? Përgjigjet Conte

Antonio Conte është shfaqur të premten në konferencë para gazetarëve në prag të derbit me Milanit, që do të luhet sonte në mbrëmje në “San Siro”.

Marketing

Duke folur për derbin, që e cilëson si një sfidë speciale, Conte foli edhe për problemet mes Marcelo Brozovic dhe sulmuesit, Romelu Lukaku.

Çfarë ndodhi mes Lukakut dhe Brozoviçit?

“Interi është gjithmonë shumë i përfolur në media dhe kam vënë re që kështu ka qenë edhe në të kaluarën, por kjo nuk do të thotë që duhet të mësohemi me këtë situatë”, tha Conte.

“Është një situatë normale, të cilën klube të tjera dinë ta fshehin më mirë dhe ta zgjidhin brenda vetes”.

“Kemi një diferencë të madhe të rritjes brenda dhe jashtë fushës. Kemi boshllëqe të mëdha dhe duhet të jemi të mirë në plotësimin e tyre. Ne duhet të ndryshojmë zakonet e këqija të gjithë së bashku”, u shpreh Conte.

Marketing