As mbështetësit e referendumit, as kundërshtarët e tyre nuk lëshojnë pe në qëndrimet e tyre, por në “luftën” e tyre, pothuajse asnjë nga të dyja palët nuk e hap çështjen se çfarë nëse referendumi dhe antarësimi në NATO dhe BE dështon.

Përderisa Qeveria shpren për një referendum të suksesshëm, opozita po e ruan qëndrimin vetëm për vete, ndërsa rrjetet sociale janë miting online sikur të jemi para zgjedhjeve, por shumë pak e hapin çështjen çfarë me Maqedoninë nëse dështon Marrëveshja me Greqinë, ndëra me të edhe hyrja në BE dhe NATO. A do ta vazhdojnë këtë çështje gjeneratat e reja, por në kushte edhe më të vështira, çfarë nëse BE dhe NATO do të tërhiqen një hap prapa, dhe të krijohet hapsirë për opcionin rus ose Maqedonia do të mbetet një hapsirë e izoluar?

Analistët thonë se janë në lojë gjitha opcionet, edhe pse integrimet euroatlantike edhe më tutje mbeten përcaktim strategjik për Maqedoninë.

Koordinatori kombëtar për NATO, Stevo Pendarovski kohë më parë tha se do të jetë shumë keq për rajonin nëse referendumi për çështjen e emrit në Maqedoni nuk do të jetë i suksesshëm.

Në rast se Maqedonia lëshon mundësinë për anëtarësim në NATO dhe BE, sipas Pendarovskit paqartësia në rajon do të jetë e madhe, pasi ai thotë se në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit në tavolinë përsëri është vendosur ideja për ndarjen e Kosovës.

“Për fat të keq kohëve të fundit në ato bisedime, nga shtete me ndikim janë dëgjuar zëra se përsëri në tavolinë është opsioni i shkëmbimit të territoreve, ose ndarja e Kosovës. Gjithë e dijnë se nëse ndahet Kosova, dëmi i parë do të jetë ndaj Maqedonisë, për shkak të faktorit shqiptar, numri i të cilëve në Maqedoni është i konsiderueshëm dhe nuk mund të parashikoj nëse faktori shqiptar në Maqedoni nuk do të vendoste sërish në pyetje kufinjtë e Maqedonisë”, tha Pendarovski.

Andrea Stojkovski nga Qendra për strategji europiane thotë se me hedhjen eventuale të marrëveshjes do të vij një periudhë dëshpërimi dhe kohë e regjimeve autoritare.

“Nëse vendosim që mos ta pranojmë Marrëveshjen, atëher do të duhet të përgatitemi të ndikimeve edhe më të ashpëra të regjimeve autoritare në shtet, të dëshpërimit që do të na çon krejtësisht në drejtim të gabuar. Por ajo që ne duhet të fokusohemi tani është se Maqedonia asnjëher nuk do të ketë simpati nga faktori ndërkombëtar dhe nuk do të kenë mirkuptim për Maqedoninë nëse heqim dorë nga marrëveshja”, thotë për Radion Europa e Lirë, Andrea Stojkovski.

Nga ana tjetër këshilltari i kryeministrit Zoran Zaev, Ismet Ramadani javën e kaluar deklaroi se nëse nuk do të ketë sukses kjo marrëveshje dhe nëse i humbim mundësitë për NATO dhe BE, atëher nuk mund të garantohet edhe korrektësia e shqiptarëve nëse nuk antarësohemi në familjen e madhe europiane.