Çfarë shkruhej në kontratën e parë të Leo Messit?

​17 vjet më parë, më 16 nëntor 2000, Lionel Messi nënshkroi kontratën e parë profesionale me Barcelonën.
Përfaqësuesi i Messit në atë kohë ishte Horacio Gaggioli, i cili kohë pas kohe tregon historin interesante të 10-shit magjik për nënshkrimin e kontratës së parë profesionale në një pacetë në vitin 2000.

Marketing

Në fillim dyshuan te Leo për shkak të gjatësisë së tij, por jo edhe njerëzit e duhur që blinduan argjentinasin dhe sot është një ndër më të mirët në histori.

Messi ishte diagnostifikuar me mungesë hormonesh që ia pamundësonin rritjen.

Ai u desh të marrë një trajtim mjekësor disa vjeçar me përdorimin e pilulave të cilat kushtonin 1500 euro në muaj, e që klubi argjentinas River Plate refuzoi t’i paguante.

Megjithatë, ishte skuadra e madhe spanjolle Barcelona, që pranoi ta transferonte Messin me gjithë problemet mjekësore që e shqetësonin.

Pas disa muajsh në Barcelonë, sekretari teknik i Barcelonës, Carles Rexach, mbajti një takim me Lionel Messin dhe babain e tij në vitin 2000.

Ai ishte i impresionuar me argjentinasin e ri dhe në ato momente u nxitua t’i nënshkruajë një kontratë profesionale. Rexach e nënshkroi këtë kontratë në një pecetë, edhe pse shumë ishin kundër.

Por çfarë shkruhej në të vërtetë në kontratën e parë që u bë në një pacetë?

“Barcelonë, 14 Dhjetor 2000. Në prani të Messrs Minguella dhe Rexach, sekretari teknik i FC Barcelona, ne marrim nën përgjegjësinë e tij dhe me përjashtim të mendimeve negative, për ta vënë lojtarin Lionel Messi nën kontratë”, shkruhej në kontratën e Leos.

Ku ndodhet ajo shami dore sot? Në Andorra, mbyllur brenda një vendi të sigurt në një bankë. Po, sepse pronari, Gaggioli, e di që ajo copë letër vlen sot miliona. Gjatë viteve ai ka marrë disa oferta nga milionerët për ta shitur, por ka vetëm një vend ku duhet të qëndrojë ajo: në Muzeun e Barcelonës.

17 vite pas, Leo është më i miri pothuajse në histori, me 30 trofe të fituara me Barcelonën, 581 gola të shënuar në 666 ndeshje, derisa ka dhuruar edhe 226 asistime – thjesht magjik. /Gazeta Express/

Marketing