Çfarë tjetër synon BDI-ja në këto zgjedhje përveç postit të Kryeministrit?

Bartësi i listës për deputetë të BDI-së në njësinë zgjedhore 1, Izet Mexhiti, duke folur në Debat Zgjedhor në TV21 ripërsëriti se kërkesa e tyre kryesore për këto zgjedhje parlamentare është posti i Kryeministrit, pozitë për të cilën tashmë e kanë nominuar Naser Zyberin.

Marketing

Thyrja e akullit duke zgjedhur një shqiptar për kryeministër do të kontibuonte në integritetin e shtetit, tha Mexhiti, duke shtuar se me këtë shqiptarët dhe komunitetet më të vogla do të rrisnin besueshmërinë ndaj shtetit, duke përcjellë mesazhin se nuk ka monopole mbi pozitat e larta shtetërore.

Mexhiti tregoi po ashtu se BDI do të insistojë edhe për poste të tjera me të cilat deri më tani nuk kanë udhëhequr shqiptarët, siç është Drejtoria e të Hyrave Publike, Doganat e të tjera.

“Kemi ardhur në përfundim se aty ku udhëheq shqiptari, përfaqësimi adekuat respektohet, zbatimi i gjuhës po ashtu, pra është krijuar frymë e barazisë, ndërsa atje ku nuk udhëheqin shqiptarët kemi problem edhe me përfaqësimin adekuat dhe me normat për respektimin e gjuhës” tha Mexhiti, duke shtuar se në fokus të programit do të jetë edhe ekonomia./TV21

https://www.facebook.com/watch/?v=711358949435003&t=0

Marketing