Challandes e vlerëson lartë Ujkanin, tregon si e pranoi vendimin për t’u ulur në bankinë

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, pati befasuar të gjithë kur vendosi që të ulë në bankinë kapitenin Samir Ujkani për ndeshjen kundër Azerbajxhanit.

Challandes vendosi që ‘finalen’ kundër Azerbajxhanit ta startoi me portierin e talentuar të Manchester Cityt, Arijanet Muriqin.

I ftuar në Info Magazine në Klan Kosova, Challandes ka folur rreth këtij vendimi të tij.

Ai ka thënë se për këtë vendim ka folur edhe me Samir Ujkanin, i cili është pajtuar që t’i lirojë vendin Arijanet Muriqit.

“Kam biseduar me Samirin, ai është pajtuar. Ai ka respekt, jo vetëm që ka respekt por edhe e mbështet ekipin”, ka deklaruar Challandes,

“Ka një personalitet të madh, e falënderoj atë edhe nga këtu, ai mbështet Muriqin, ishte shumë i mirë në ekipin tonë, ai vepronte si kapiten dhe ishte i gatshëm për ekipin”.

evn