Drita e Gjilanit do të kërkojë kualifikimin në fazën eliminatorë të Champions League dhe për këtë duhet të mposhtë skuadrën e Linfield, kampione e Irlandës së Veriut. Dardanët ia kanë dalë edhe më parë ta kalojnë këtë fazë dhe sot, prej orës 18:00, do bëjnë maksimumin të përsërisin vetveten dhe më pas të përballen me Legia Varshavë në turin e parë eliminator të Champions League.

CHAMPIONS LEAGUE – FINALJA E FAZËS PARAELIMINATORE
E martë, më 11 gusht, ora 18:00
Drita-Linfield

Në mbrëmje vëmendjen e marrin dy ndeshjet e tjera çerekfinale të Europa League dhe në fushë do të zbresë edhe një shqiptar. Basel i Taulant Xhaka përballet me Shakhtar Donetsk, në një ndeshje që pritet të jetë mjaft e luftuar.

Takim shumë interesant është edhe tjetri, mes Sevilla dhe Wolverhampton. Spanjollët dhe anglezët synojnë triumfin në këtë turne dhe sonte do bëjnë maksimumin e tyre për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.abcnews.al

EUROPA LEAGUE – FAZA ÇEREKFINALE

E martë, më 11 gusht, ora 21:00
Sevilla-Wolverhampton
Shakhtar Donetsk-Basel

E hënë, më 10 gusht, ora 21:00
Inter-Bayer Leverkusen 2-1
Manchester United-Copenhagen -0