Chelsea fiton lehtësisht ndaj Newcastle, ngritët në top katër

Chelsea ka shënuar fitore të lehtë në shtëpi kundër Newcastle United.

Marketing

“Blutë” fituan me rezultat 2 – 0, ndeshje e zhvilluar në “Stamford Bridge”, e vlefshme për xhiron e 24-të të Premierligës.

Ishte Olivier Giroud që pas një topi të kthyer nga gjuajtja e Timo Werner që zhbllokoi rezultatin (31′).

Kurse, pas tetë minutave, gjermani arriti të realizoi duke thyer ‘akullin’ pas afro tre muajve (39′).

Në pjesën e dytë, dy skuadrat ishin kërkuese, por assesi s’ia dolën të ‘tundin’ portën kundërshtare.

Me këtë fitore, Chelsea ngritët në pozitën e katër me 42 pikë, derisa Newcastle renditët në pozitën e 17-të me 25 pikë.