Chelsea ka gati 52 milionë për Isco

Chelsea është përgatitur për të bërë një ofertë drejt Real Madridit për mesfushorin Isco.

Marketing

Sipas Eldesmarque, londinezët janë të gatshëm që për spanjollin të shpenzojnë 52 milionë.

Los Blancos thuhet se kanë vullnetin për ta mbajtur 27 vjeçarin deri verën tjetër andaj largimi i tij që aty duket se ka pak gjasa të ndodhë.

Isco ka dhjetë paraqitje në La Liga për Real Madridin këtë sezon, duke pritur ende që të shënojë golin e parë.

Marketing