Chelsea mposht Sheffieldin e Nuhiut, kalon në rundin tjetër

Chelsea ka kaluar në fazën tjetër të FA Cup.
Skuadra e Sarrit mposhti Sheffieldin e Atdhe Nuhiut me rezultat 3-0 në ndeshjen e 1/16.

Marketing

sulmuesi kosovar u paraqit vetëm në 15 minutat e fundit të ndeshjes.
Blutë kaluan në epërsi në minutën e 26-të me golin e Willian nga penalltia.

Rezultatin e dyfishoi Hudson-Odoi në minutën e 64-të të ndeshjes.

Willian shënoi edhe golin e tretë të ndeshjes gjashtë minuta para fundit. Në këtë ndeshje debutoi edhe Gonzalo Higuain i cili u transferua para disa ditësh nga Milani.