Trajneri i Sevilla, Julien Lopetegui tha para ndeshjes me Chelsean se ekipi i tij kishte një periudhë përgatitje po aq të vështirë sa Blutë.

Frank Lampard fajësoi përgatitjet e shkurtra për problemet në mbrojtje të ekipit të tij. Chelsea shënon gola, por gjithashtu merr shumë, kështu që ata fituan vetëm tetë pikë në pesë raundet e para të Premierligës.

“Unë nuk mund të komentoj atë që tha ai, por edhe ne kemi gjetur veten në një situatë të komplikuar që kur filloi. Megjithatë, nuk ia vlen të flasim, përqendrimi duhet të jetë në përdorimin e të gjitha mjeteve në dispozicion”.

“Diçka që mund të ndihmojë është eksitimi që ndiejmë kur luajmë në Ligën e Kampionëve, kjo është një garë jashtëzakonisht e vështirë dhe emocionuese. Tani ne po luajmë me një ekip që mund të fitojë Ligën e Kampionëve, Chelsea ka kapacitetin për këtë”, tha Lopetegui.

Sidoqoftë, Lopetegui theksoi se ekipi i tij do të përpiqet të fitojë.