Chelsea përgatit ofertë të ‘jashtëzakonshme’ për Haaland

Klubi anglez po synon transferimin e Erling Haaland.

Marketing

Sipas ‘Football Insider’, Chelsea po synon transferimin e Haaland gjatë afatit kalimtar të verës.

Raportohet se klubi anglez po përgatit ofertë rreth 150 milionë euro për sulmuesin e Borussia Dortmund.

Presidenti i “The Blues”, po synon t’ia plotësojë dëshirën trajnerit Thomas Tuchel dhe ta sjell në ekip yllin norvegjez.

Në anën tjetër klubi gjerman po përpiqet me të gjitha forcat ta mbaj në ekip sulmuesin, pasi tashmë kanë larguar nga ekipi Jadon Sanchon dhe nuk dëshirojnë ta humbasin edhe Haaland.

Sidoqoftë me këtë ofertë gjiganti anglez i ka bërë me dije Dortmundit se do të synojnë deri në fund transferim e super yllit të tyre.

Marketing