Chris Hemsworth merr pushim nga aktrimi

Chris Hemsworth ka deklaruar se do të marr pushim nga “qendra e vëmendjes” për të kaluar më shumë kohë me familjen e tij.

Marketing

“Këtë vit me gjasë nuk do të xhiroj asgjë. Tani vetëm dua të jem në shtëpi me fëmijët e mi”, tha aktori 35-vjeçar në nju intervistë gjatë promovimit të filmit të tij të ri Men in Black: International.

“Ata janë në një moshë shumë të rëndësishme. Janë ende të rinj dhe janë të vetëdijshëm kur unë largohem më shumë se më parë”, shtoi ai.

Chris dhe gruaja e tij Elsa Pataky kanë tre fëmijë së bashku, shtatëvjeçaren India Rose dhe dy djemtë binjakë pesëvjeçarë, Sasha dhe Tristan.

Marketing