CIA beson se princi i A. Saudite ka urdhëruar vrasjen e Khashoggit

Agjencia Qendrore e Intelegjencës, CIA, beson se princi i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, ka urdhëruar vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në Stamboll, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Marketing

Burimet për Reuters thanë se CIA ka njoftuar qeverinë amerikane duke përfshirë Kongresin, për rezultatin e hetimeve, që bie në kundërshtim me deklaratat e A. Saudite se princi Mohammed nuk ishte i përfshirë.

Deklaratat e CIA-s, të publikuara fillimisht në Uashington Post, janë më të drejtpërdrejtat që lidhen me vrasjen e gazetarit Khashoggi.

Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti amerikan i Shtetit nuk kanë dashur të komentojnë.
“Dyshimet në këtë përfundim nuk janë të vërteta. Ne vazhdojmë të kemi teori të ndryshme pa shikuar bazën e këtyre spekulimeve”, tha një zëdhënëse nga Ambasada e Arabisë Saudite në Uashington.

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Arabia Saudite duhet të mbajë përgjegjësi për cdo përfshirje në vrasjen e gazetarit, por ai ka theksuar edhe rëndësinë e raporteve në mes të dy vendeve.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se Khashoggi, kolumnist i Ëashington Post dhe kritik i udhëheqësisë saudite është vrarë bazuar në një plan paraprak.
Ndërkohë princi saudit, Mohammed bin Salman është zotuar, në komentet e tij të para publike lidhur me këtë çështje se vrasësit do të dërgohen para drejtësisë.