‘Ciao’ Inter, Icardi zgjedh klubin e ri

Mauro Icardi nuk ka dyshime se ku dëshiron të transferohet në rast të largimit nga Inter.

Marketing

Juventus ka shtuar interesimin për transferimin e yllit të Interit, Mauro Icardi.

“Bianconerët” nëpërmjet drejtorit sportiv Fabio Paratici janë takuar me menaxheren e Icardit, Wanda Nara në Ibiza, raporton “Gianluca di Marzio”.

Inter ka nxjerrë në shitje Icardin por dëshiron që ai të kalojë tek Napoli.

Mirëpo, ylli argjentinas dëshiron se në rast të largimit nga Inter të transferohet vetëm tek Juventus.

Marketing