Makina me të cilin ishte duke udhëtuar një çift ka dalë nga rruga dhe më pas është përfshirë nga flakët, në Delvinë.

Si pasojë e flakëve është djegur brenda në makinë drejtuesi i mjetit, ndërsa bashkëjetuesja e tij, Merita Mujo është dërguar në spital.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40, në vendin e quajtur “Karahaxh”, kur mjeti tip “Renault Megane” që drejtohej nga shtetasi A.C, ka dalë nga rruga dhe ka marrë flakë.

Policia bën me dije se si pasojë e flakëve është djegur rëndë dhe ka ndërruar jetë brenda në mjet drejtuesi, shtetasi A.C me banim në Fier.

Bashkëjetuesja e tij shtetasja M.M, ndodhet në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën dhe raportohet se ka djegie 15/20% djegie në trup.

Mjekët janë duke diskutuar nëse do të duhet të trasportohet drejt Spitalit të Traumës e plagosura. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

evn