Cikloni godet Indinë, 1 milion të evakuuar në 24 orë

Një ciklon i fuqishëm ka goditur zonat bregdetare të Indisë lindore, duke shkaktuar një milion banorë të zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Marketing

Pasi kishte përfshirë gjirin e Bengalit, cikloni tropikal goditi bregdetin e shtetit Odisha, zonë kjo mjaft e populluar, por fatmirësisht nuk pati fatalitete.

Shteti ka evakuuar më shumë se një milion njerëz nga komunitetet më të prekura përgjatë bregdetit, njoftuan autoritetet përmes Twitter, duke shtuar se evakuimi është kryer për 24 orë.

Me një shpejtësi prej rreth 60 km, erërat e forta shkulën pemët dhe shtyllat elektrike, gjë që bëri autoritetet të mbyllin edhe shkollat e aeroportin.

Sezoni i cikloneve në Indi mund të zgjasë nga prilli deri në dhjetor, periudhë kur stuhitë e ashpra godasin qytete bregdetare dhe shkaktojnë dëme në njerëz dhe në të mira materiale.

Avancimet teknologjike kanë ndihmuar meteorologët t’i parashikojnë ato, dhe autoritetet kanë bërë punë të mirë në përgatitjet për reduktimin e viktimave nga stuhitë e egra.

Marketing