Cikloni shkatërrimtar lë në qiell të hapur mijëra familje, pa energji mbi 14 milionë persona

Një ciklon shkatërrimtar ka goditur Indinë dhe Bangladeshin duke lënë pas dhjetëra viktima dhe dëme kolosale.

Marketing

Cikloni i quajtur “Amphan” goditi dhunshëm Kalkutën, ku shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e forta lanë pa energji të paktën 14 milion banorë.

Sipas autoriteteve në Indi ky është cikloni i parë që krijohet në gjirin e Bengalit që prej 1999-s. Edhe pse erërat u dobësuan në momentin kur preku tokën, ai u klasifikua si ciklon shumë i fortë.

Marketing