Cilat janë pasojat në shëndetin e pacientëve që e kanë kaluar Kovid 19

Një studim i ri britanik tregoi se Kovid-19 mund të shkaktojë anomali në mushkëri të bardha të cilat mund të zbulohen edhe më shumë se tre muaj pasi ishin infektuar pacientët, informon Bi-Bi-Si.

Marketing

Në hulumtimin e bërë në dhjetë pacientë të Universitetit në Oksford është shfrytëzuar teknikë e re e skenimit që të konfirmohet dëmi i cili nuk ishte regjistruar me skenim të zakonshëm.

Kjo teknikë përfshin përdorim të gazit të quajtur ksenon gjatë rezonancës magnetike që të krijohet pasqyrë për dëmtim të mushkërive të bardha. Më saktë, pacientët frymojnë gaz gjatë kontrollit.

Profesori Fergus Glison, i cili e udhëheq testimin, e ka testuar teknikën e tij të skenimit në dhjetë pacientë të moshës prej 19 deri 69 vjet.

Tetë të testuar kanë pasur probleme me frymëmarrje të rënduar dhe lodhje tre muaj pas shërimit nga virusi korona. Asnjëri nga ata nuk ka pasur nevojë të përdorë inhalator, ndërsa incizimet e thjeshta nuk kanë regjistruar komplikime të mushkërive të bardha.

Nga ana tjetër, skenimet e Glison në të njëjtit tetë të testuar ka treguar shenja të dëmtimit të mushkërive të bardha, gjegjësisht ato pjesë të mushkërive të bardha prej të cilave ajri rëndë hyn në gjak.

Rezultatet e kanë obliguar profesorin Glison që të planifikojë të hetojë deri 100 persona që të konfirmojë vallë ata të cilët nuk ishin pranuar në spital dhe nuk kanë vuajtur nga simptoma të këtilla serioze kanë dëmtime të njëjta. Qëllimi është që të zbulohet se a janë paraqitur dëmtime të mushkërive të bardha dhe nëse është ashtu, a është e përhershme ose zgjidhet me kalimin e kohës.

Marketing