Kuvendi i Maqedonisë sot startoi me fushatën për referendumin, ndërsa VMRO-DPMNE-ja opozitare neser do ta kumton qëndrimin e saj për referendumin e ardhshëm, dhe deri sa po pritet për vendimin e udhëheqësisë aktuale, ish funksionarë dhe themelues të partisë janë duke e mbështetur referendumin, transmeton Zhurnal.

Deputetët filluan fushatën për referendumin i cili duhet të mbahet më 30 shtator ku qytetarët do të deklarohen se a janë për antarësim në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes me Greqinë për emrin. Në fushatë marrin pjesë 71 deputet, me përjashtim të deputetëve të partisë opozitare VMRO-DPMNE.

Partia më e madhe opozitare për nesër paralajmëroi se do të shpallë qëndrimin final lidhur me referendumin. Nesër do të mbajnë mbledhje organet partiake dhe me shumë mundësi vendimi do të shpallet në mbrëmje, thonë nga VMRO-DPMNE. Deri më tani nga partia kanë theksuar se Marrëveshja me Greqinë është e keqe dhe nuk do ti shfrytëzojnë paratë nga Kuvendi për të zhvilluar fushatë. Në ndrëkohë, partia në terren zbaton aksionin “Verë për Maqedoninë”, ndërsa për qëndrimin për referendumin partia do të orientohet sipas vullnetit të qytetarëve.

Para një jave lideri i partisë Hristijan Mickoski në mitingun që mbajti në Kërçovë pyeti se kush është ai që ti thotë popullit se çfarë të bëj. Pastaj pasuan thirrjet e diplomatëve të lartë europian që vizituan vendin që më 30 shtator qytetarët të dalin dhe të votojnë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se porosia deri te Mickoski është se në demokraci për çështjet kruciale ekziston përgjegjësi e përbashkët nacionale. Politikanët e huaj edhe njëherë theksuan se pa zgjidhje të emrit nuk mund të ketë antarësim në BE dhe NATO.

Analisti politik Mitko Gaxhovski për Rel vlerson se partia opozitare do të shpallë se është kundër Marrëveshjes së Prespës, por do të lejon që populli vet të vendos si të voton dhe a do të voton.

“Gjithnjë më e qartë është se VMRO-DPMNE do të del në referendum dhe do të voton sipas bindjes së saj dhe vlersoj se varianti për bojkot të referendumit është mision i pamundur”, thotë Gaxhovski.

Dhe, përderisa pritet qëndrimi nga udhëheqësia aktuale e VMRO-DPMNE-së, themelues të partisë dhe ish funksionerë përmes një letre të përbashkët ftuan qytetarët të votojnë më 30 shtator. Në letrën janë nënshkruar 19 persona, mes tyre edhe kryetari i parë i partisë Lupço Georgievski, themeluesi Gjoko Jakovlevski, ish deputet të VMRO-DPMNE-së dhe të tjerë.

Analisti Gaxhovski thotë se në VMRO-DPMNE ka persona që edhe më herët kanë kundërshtuar politikat e partisë kur në pushtet ishte Nikolla Gruevski, por edhe persona që janë distancuar prej partisë, por ende ka mbështetje të madhe nga antarësia.
[