Cilësia dhe sfidat e mbijetesës së universiteteve private

Shkruan: Prof.dr. Izet Zeqiri
Në kushtet ku dita ditës zvogëlohet numri i nxënësve të shkollave të mesme në Maqedoninë e Veriut, ku për 10 vjet kemi një zvogëlim prej 23.885 nxënësve të shkollave të mesme ose diku 25%, pasi që në vitin shkollor 2009/10 kemi pasur 95.343 nxënës të shkollave të mesme, kurse sot në vitin shkollor 2018/2019 kemi 71.459 nxënës të shkollave të mesme, është vështirë mbijetesa e të gjitha këtyre universiteteve private po edhe publike, me mbi 1500 programe studimore në Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Problemi midis mes masivizimit të institucioneve të Arsimit të lartë dhe cilësisë së studimit në Maqedoninë e Veriut është vështirë të bashkëjetojnë. Është e domosdoshme të hapet çështja e akreditimeve, riakreditimit dhe verfikimit kritereve të ligjshmërisë te Universiteteve private nga Ministria e Arsimit të cilat po thuajse tërësisht e kanë komercializuar Arsimin e lartë duke vepruar në raste të caktuara edhe jashtë kornizës ligjore vetëm për mbijetesë.

Studentët më shumë janë të orientuar në universitet publike se sa te to private nëse analizojmë ku studiojnë të rinjtë do të shohim se në Arsimin Universitar në Maqedoninë e Veriut, 86.05% e studentëve janë të orientuar në Universitetet publike, ku kemi 50.000 studentë, kurse në Universitetet private dhe private publike 13.95% apo afër 8.000 student.

Në këtë garë të konkurrencës ku numri i nxënësve dita ditës zvogëlohet është vështirë mbijetesa financiare universiteteve private me një numër të vogël të studentëve, të cilët nuk mundet t’i mbulojnë as shpenzimet.

Shih numrin e studentëve në universitetet private.
Indikator i suksesit dhe cilësisë së studimit është edhe kalueshmëria dhe diplomimi i studentëve, po të analizohet numri i të diplomuarve në vitin akademik 2016/2017 në Universitetet publike dhe private, do të shohim se 24% të diplomuarve apo 2.045 janë në Universitetet private dhe private publike edhe pse numri i të regjistruarve në krahasim me Universitet publike është 13.95%.

Kurse në anët tjetër numri i të diplomuarve në Universitet publike është 76% apo 6.500 të diplomuar edhe pse numri studentëve në universitet publike është 86.05%. Kjo është edhe një indikator i cilësisë së arsimit që mbisundon në Universitet publike në krahasim me ato private. Shih numrin e të diplomuarve.

Marketing