Cilët politikanë në Maqedoni kanë besim më të madh tek qytetarët

Sipas anketës së realizuar nga M-Prospekt, kryeministri dhe lideri i LSDM, Zoran Zaev gëzon besimin më të madh tek qytetarët në Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Në pyetjen e anketës se: Tek cili politikanë keni besim më të madh?

18,3% janë deklaruar për Zoran Zaev
11,7 % për Hristijan Mickoski
5,2 % për Nikolla Gruevskin
4,2 % për Ali Ahmetin
4,0 % për Stevo Pendarovski
3,5 % për Ziadin Selën
1,8 % për Bilall Kasamin
30 % për asnjërin politikan

Sipas kësaj ankete, Zaev kryeson tek kampi politik maqedonas, ndërsa Ahmeti tek kampi shqiptar, mirëpo është evidente afrimi i Ziadin Selës me përqindje të lartë.

Më gjërësisht lexo anketën në portalin 24info. Anketa u zhvillua nga mesi i majit deri në fillim të qershorit të këtij viti.

Marketing