Cili është roli i Aleksandrovit dhe Osmanit si pjesë e delegacionit në Romë?

Derisa të gjithë sytë i kanë drejtuar ka pjesa zyrtare e vizitës së përbashkët në Romë të presidentit Pendarovskit dhe homologut të tij bullgar Radev, në heshtje kalon përbërja e delegacioneve që do t’i shoqëroj të dy presidentët.
Së bashku me presidentin e Bullgarisë për në Romë udhëton edhe Zëvendësministri për Punë të Jashtme, Rumen Aleksandrov të cilin Ministri Svetllan Stoev e ka emëruar si Kryenegociator të palës bullgare për zgjidhjen e kontestit me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Me aeroplanin e Bullgarisë, përskaj Rumen Aleksandrov udhëton edhe kryediplomati i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, që do të jetë takim i parë zyrtar i përfaqësuesve të të dyja ministrive, pas formimit të Qeverisë së re në Bullgari.

Njohësit e rrethanave diplomatike e dinë se përbërjet e delegacioneve për kësi vizita të rëndësishme nuk janë të rastësishme, andaj se cili do të jetë roli i Osmanit dhe Aleksandrovit mundet shumë lehtë të supozohet.