Cili lider ballkanas është më i popullarizuari në rrjetet sociale?

Rrjetet sociale tashmë po përdoren nga të gjithë. Politikanët po i shfrytëzojnë ato që të shprehin mendimet dhe të komunikojnë më shpejtë me qytetarët.

Marketing

Marrim shembull presidentin amerikan, Donald Trump i cili çdo deklaratë të tij e poston në Twitter pasi ka frikë se mund të jetë cak i fenomenit ‘Fake News’, transmeton Indeksonline.

Vitet e fundit kemi parë që edhe liderët e Ballkanit po i përdorin shumë rrjetet sociale, sidomos Twitter-in por cili është lideri më i popullarizuar në këtë rrjet social?

Nga ajo që shihet, lideri më i popullarizuar në Twitter është kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me 333.000 ndjekës.

Pas tij vjen, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq me 288.000 ndjekës. E treta në radhë është, presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic me 114.000 ndjekës.

Këta janë tre liderët ballkanas që kanë më së shumti ndjekës në Twitter.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka 65.000 ndjekës. Ndërsa kryeministri, Ramush Haradinaj ka 8000 ndjekës në Twitter.

Në Facebook, përsëri prinë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me 1.1 milionë pëlqime. Por në vend të dytë gjendet presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic me 748.000 pëlqime.
Vendin e tretë e nxë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me 334.000 pëlqime.

Në facebook, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është më i popullarizuar se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq. Haradinaj ka 193.000 pëlqime, kurse Vuçiq ka 160.000.

Pa dyshim ndikimi i këtyre liderëve në Ballkan është i madh prandaj janë kaq të ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo që çudit më së shumti është që dy liderët e Malit të Zi nuk përdorin asnjë rrjet social. Ndërsa kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev nuk është shumë i popullarizuar në Twitter. Ai ka vetëm 6543 ndjekës. Kurse në Facebook ka 216.000 pëlqime.

Marketing