Cipras arrin në Shkup

Pas një vonese të vogël sapo ka ateruar Aeroplani i Kryeministrit grek, Aleksis Cipras.

Marketing

Kryeministri grek gjatë vizitës në Shkup do të ketë bisedime me kryeministrin Zoran Zaev. Pritja zyrtare e Ciprasit me nderime shtetërore dhe ushtarake do të jetë në platonë para Qeverisë. Pas bisedimeve tet-a-tet Zaev – Cipras dhe takimit ndërqeveritar, dy kryeministrat do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.

Kryeministri grek do të ketë takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.
Pasdite do të mbahet forum biznesi, ku do të flasin dy kryeministrat.
Në delegacionin që do ta shoqërojë Ciprasin gjatë vizitës në Shkup, krahas ministrave në Qeveri, janë edhe përfaqësuesit e disa kompanive të mëdha dhe të mesme greke.

https://www.facebook.com/AlsatMTelevision/videos/309060546426107/

Marketing