Cipras: E majta e shpëtoi Maqedoninë greke

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras deklaroi se duke pranuar Marrëveshjen e Prespës, e majta greke nuk e ka dorëzuar por e ka shpëtuar trashëgiminë kulturore dhe historike të Maqedonisë greke.

Marketing

Cipras shtoi se pas 25 vjetëve nacionalizëm nga të dyja vendet kanë penguar çdo përpjekje për zgjidhje, ndërsa ata arritën zgjidhje në përfitim të Greqisë, të Maqedonisë greke, të Ballkanit dhe për përfitim të paqes, bashkëpunimit dhe zhvillimit të përbashkët të rajonit.

“Marrëveshja e Prespës i jep fund provokimeve për Maqedoninë antike greke. E mbyll përfundimisht paradoksin dhe irredentizmin e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, në mënyrë të qartë, me çka nga këtu edhe më tej do të vendosen edhe në Kushtetutën e vendit fqinjë”, tha Cipras.