Cipras fiton votëbesimin për Qeverinë

Kryeministrit grek Alexis Cipras , fitoi votëbesimin për Qeverinë me 151 vota pro tij dhe 148 kundër.

Marketing

Ashtu edhe siç ishte pritur përveç 145 deputetëve të Sirizas, për besim të Qeverisë votuan edhe katër deputetë të pavarur të partisë grekët e Pavarur, gjegjësisht qeverinë e mbështetën ministra për Turizëm, Elena Kundura dhe zëvendës ministri për Bujqësi Vasillis Kokalis ish- anëtarë të Grekëve të Pavarur, ministrja alternative për Mbrojtje Civile, Katerina Papakosta e cila është deputete e pavarur, Tanasis Papahristopulos dhe Kostas Zuraris, si dhe deputeti i deritashëm i Potamit, Spiros Danelis.

Të gjithë deputetët nga partitë opozitare, Demokracia e Re, Lëvizja për Ndryshimit, Agimi i Artë, Reka, Unioni Qëndror, Partia Komuniste e Greqisë, votuan kundër.
Nga Grekët e Pavarur, me përjashtim të Papahristopulos dhe Zuraris, anëtarët e tjerë të grupit parlamentar votuan kundërvu besimit të qeverisë.

Pas marrjes së besimit në Parlament, vëmendja e qeverisë greke duhet të drejtuohet tek Marrëveshja e Prespës dhe tek deputetët që do të votonin për ratifikimin e saj.