Cipras ka uruar Zaevin për anëtarësimin në NATO dhe vendimin për fillim të negociatave me BE-në

Për vendimin e fillimit të negociatave inkuadruese me BE-në dhe anëtarësimin në NATO, i ka uruar lideri i SYRIZËS, Aleksis Cipras, kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev në bisedë telefonike që e kanë pasur të dy ish kryeministrat, publikoi agjencia gazetareske greke ANA-MPA, duke i’u referuar burimeve të SYRIZËS, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Marketing

“Zotëri Cipras e ka uruar zotëri Zaevin dhe sipas burimeve të njëjta theksoi se askush nuk do t’u besonte atyre, Nikos Koxiasit ose Nikolla Dimitrovit, nëse para tre viteve thonin se do të ndodh tërë kjo. “Në një BE që gjendet në krizë të thellë, ku mbisundojnë nacionalizmi dhe izolimi nacional porosia për stabilitet, respektim të ndërsjellë dhe shpresë, do të vinte nga Ballkani, veçanërisht nga forcat progresive të të dy vendeve”, publikoi agjencia gazetareske greke.

Të dy ish kryeministrat kanë theksuar se këto punë në rajon janë ende më të rëndësishme, tani, kur më e rëndësishme është të gjithë të mobilizohen në ballafaqimin me pandeminë.

Ish kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, e ka potencuar vlerën e hapave të ndërmarrë nga vendi ynë për marrëdhëniet bilaterale, për rajonin dhe Evropën dhe ka shtuar se forcat progresive nga të dy vendet kanë dhënë shembull për Evropën, veçanërisht në momentet e rënda.