Cipras kërkon nga ministrat të mos rrëzojnë Qeverinë për shkak të çështjes së emrit

Kryeministri grek Aleksis Cipras në seancën e sotme qeveritare ka kërkuar nga ministrat që të angazhohen se nuk do ta mbështesin nismën eventuale të Demokracisë së Re për votim të mosbesimit të Qeverisë dhe se nuk do ta shtyjnë Qeverinë me rastin e çështjes së emrit.

Marketing

Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, fjalimi i kryeministrit grek në takimin e sotëm ministror ishte me dyer të mbyllura, ndërsa burimet qeveritare greke, Aleksis Cipras, si çështje politike qendrore e ka vendosur unitetin e Qeverisë në periudhë kur janë të dukshme rezultatet e përpjekjeve vjetore prej tre vjet e gjysmë, sepse ekonomia greke ndodhet në fazë të rikuperimit.

Në këtë kontekst, sipas burimeve të njëjta, Cipras ka kërkuar nga të gjithë ministrat të angazhohen se nuk do të mendojnë të identifikohen me përpjekjet e të djathtës apo të djathtës radikale që ta shtyjnë Qeverinë duke pasur rastin e çështjes me emrin., ndërsa në fakt shkak i vërtetë i të djathtës dhe të djathtës radikale është dëshirë që ta pengojë rrjedhën e daljes nga kriza. Madje kështu, ka kërkuar nga ministrat të angazhohen se nuk do ta mbështesin nismën e mundshme të Demokracisë së re për votim të mosbesimit të Qeverisë.

Në fjalimin para ministrave, kryeministri grek ka folur edhe për ekonominë dhe buxhetin e dorëzuar për vitin e ardhshëm ku nuk janë përfshirë shkurtimet e pensioneve dhe ka shfaqur mendim se plani grek do të miratohet nga Komisioni Evropian.

Në seancë qeveritare, Cipras si prioritet e ka përmendur fillimin e procesit për ndryshime kushtetuese nën fillim të nëntorit, në bazë të propozimeve nga korriku i vitit 2016 dhe konkluzionet e dialogut kombëtar.