Cipras: Kontestit tridekadësh po i vjen fundi

Në fjalimin në samitin vjetor “Konkordia” në Nju-Jork, kryeministri grek Aleksis Cipras mes tjerash foli edhe për iniciativat në Ballkan, duke përmendur edhe çështjen për emrin. Kryeministri grek tha se kontesti pas pothuaj tre dekada është nga fundi, ndërsa vizioni i tij është që Greqia, si fuqi udhëheqëse, ta dërgojë tërë rajonin deri në stabilitet, bashkëpunim dhe prosperitet.

Marketing

“Kemi ndërmarrë iniciativa të rëndësishme që Ballkanin ta bëjmë pjesë stabile, të sigurtë dhe me prosperitet të Evropës. Pamë se ekziston dritare e mundësive që të tejkalohet një çështje që ishte gjemb për Greqinë dhe Evropën pothuaj tre dekada. Çështja me Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë është pranë fundit. Me respektimin e historisë sonë, me respektimin e popujve tanë”, tha Cipras.

Kryeministri grek u përqëndrua edhe në krizën ekonomike, me të cilën ballafaqohej Greqia, duke shtuar se vendi tani e ktheu faqen dhe qëndroi në këmbë”, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Athina.

Lidhur me problemin me refugjatët, Cipras tha se është problem evropian, për të cilin nevojitet strategji e përbashkët evropiane për ballafaqim.

Marketing