Cipras: Marrëveshja e Prespës do të anulohet nëse Shkupi nuk e respekton

Kryeministri grek, Aleksis Cipras u shpreh i prerë se Marrëveshja e Prespës do të anulohet në rast se Shkupi nuk i përmbahet të njëjtës përfshirë edhe me deklaratat e funksionarëve të vendit. Cipras këto komente i bëri gjatë seancës parlamentare një ditë më parë, pasi kreu i opozitës, Micotakis i kërkoi llogari për kryeministrin, Zaev që sipas tij, këto ditë po e feston dhe promovon marrëveshjen, sepse ka fituar atë që asnjë kryeministër grek në 26 vitet e kaluara nuk e ka dhënë, gjuhën dhe kombësinë maqedonase.

Marketing

“Disa herë e kam theksuar, ndërsa është qartësuar edhe nga të gjithë faktorët ndërkombëtar se Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë duhet patjetër ta respektojë frymën dhe tekstin e Marrëveshjes së Prespës, si me amendamentet kushtetuese që po diskutohen këto ditë, sepse bëhet fjalë për ndryshimin e përhershëm të Kushtetutës ashtu siç definohen nga Marrëveshja e Prespës, po ashtu edhe me deklaratat e funksionarëve të saj. Nëse kjo nuk ndodhë, iu treguam edhe atyre por e thamë edhe publikisht, se nuk do të shkojë përpara as marrëveshja e as integrimi i vendit fqinj në organizatat ndërkombëtare”, deklaroi Aleksis Cipras.

Micotakis përsëriti kërkesën për zgjedhje të parakohshme, në mënyrë që sipas tij, populli ta merr fatin në duart e saj dhe të vendosë për Marrëveshjen e Prespës.

“Kini kujdes z.Cipras! Kini kujdes sepse shoqërinë greke e keni vendosur kundër jush. Por nëse vërtetë dëshironi që populli grek të del me qëndrim për këtë çështje, ekziston vetëm një mënyrë: shpallni zgjedhje para se ta sillni marrëveshjen për ratifikim në Kuvend. Dhe do ta merrni përgjigjen përfundimtare nga populli grek.”

Kreu i opozitës greke ndër tjerash e fajësoi Ciprasin se për çështjen e emrit ka bërë tregti me çështjen e pensioneve. Kjo nuk ishte hera e parë që ndonëse nuk është në rend dite, Marrëveshja e Prespës bëhet temë kryesore e seancave parlamentare, ku kryesisht opozita i drejtohet pushtetit me akuza të panumërta.

Marketing