CIPRAS: Marrëveshja e Prespës, hap historik

Marrëveshja e Prespes është një hap historik jo vetëm për dy vendet dhe rajonin, por për gjithë Europën, sepse krijon marrëdhënie miqësie, bashkëpunimi dhe stabiliteti në një kohë ku bota është vazhdimisht e trazuar, theksoi kryeministri grek, Alexis Cipras.

Marketing

‘’Parlamenti do t’i përgjigjet kësaj detyre, duke lënë mënjanë dallimet politike dhe lojërat e vogla politike”, shtoi ai në një intervistë të fundit me gazetën “Avgi “.

Dita e dytë e debatit mbi afirmimin e emrit të ish-republikës jugosllave do të kulmojë me një votim në Parlament ditën e sotme.

Marketing