Cipras: Marrëveshja nga Prespa jep perspektivë të re për tërë rajonin

Para një viti ndoshta ishte e paparamenduar se do të arrihet, por tani Marrëveshja historike e Prespës është fakt dhe jep perspektivë për rajonin, tha kryeministri Aleksis Cipras pas përfundimit të takimit katërpalësh në Selanik, me kryeministrat e Bullgarislë dhe Rumanisë dhe me presidentin e Serbisë.

Marketing

Duke folur për rajonin, Cipras u kthye disa vite më herët, ka bërë krahasim të situatës atëherë dhe tani, tha se gjatë vitit të kaluar “pothuaj askush nuk ka pritur se do të ndryshohen aq gjëra”, ndërsa si epilogje më pozitive i përmendi edhe marrëveshjet e Maqedonisë me Bullgarinë dhe Greqinë, njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Athina.

“Këtë vit, e kemi pasur edhe Marrëveshjen historike nga Prespa, e cila para një viti, ndoshta dukej e paparamenduar se do të arrihet. Por, tani është fakt dhe e vendos bazën për zgjidhjen e një çështjeje mjaftë të rëndësishme, duke dhënë perspektivë të re për tërë rajonin tonë”, tha Cipras.

Lidhur me ardhmërinë e rajonit, kryeministri grek theksoi se Ballkani ka ardhmnëri dinamike, mjaftë është të ekzistojë vizion, besim, por edhe guxim.

“Vlerësoj se para nesh kemi ardhmëri dinamike për Ballkanin, mjaftë është të kemi vizion dhe besim në forcat tona, vizion për rajonin tonë dhe ndonjëherë të jemi të guximshëm. Të jemi të guximshëm që të bëjmë hapa përpara, madje edhe nëse duhet shumë herë këto hapa të jenë në kundërshim me zhvillimin normal. Por, me këto hapa vetëm mundemi t’i vendosim bazat e Ballkanit evropian, për Ballkanin demokratik, i cili nuk do të maltretohet nga lloje të ndryshme të nacionalizmit, fobisë, introversionit ose inercionit, por fuqimisht do të oriantohet drejt zhvillimit dhe bashkëpunimit të përbashkët “, tha Cipras.

Marketing