Sot është ditë e re historike për atdheun tonë. Memorandumet me masa për kursim, me recesion dhe shkretëtirë sociale përfundimisht përfunduan, ndërsa vendi ynë, e kthen të drejtën, vetë ta caktojë fatin dhe ardhmërinë e saj, tha kryeministri grek në fjalimin e tij nga ishulli grek Itaka me rastin e përfundimit të ndihmës së fundit financiare trevjeçare për Greqinë.

Siç njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, fjalimi thuajse 8-minutësh i Ciprasit deri te opinioni ishte përplot me simbolikë, duke e lidhur situatën aktuale në Greqi dhe atë që vendi e kaloi në tetë vitet e kaluara të ndihmës financiare me udhëtimin e “Odiseas” nga Homeri që të mbërrijë deri te vendlindja Itaka.

“Nga sot, me vizion dhe vendosmëri fillojmë erë të re për atdheun tonë me kujdes dhe përgjegjësi, që asnjëherë të mos kthehemi prapa drejt Greqisë me deficite dhe falimentim. Por, edhe me guxim për lindje të sërishme të Greqisë. Për atdhe të barazisë, demokracisë dhe drejtësisë shoqërore. Për shkak se Itaka është vetëm fillimi”, tha kryeministri grek në fjalimin e tij deri te grekët, duke thënë se me “betejë dhe sakrificë e kanë fshirë fundin e memorandumeve”.

Pa përmendur emra drejtpërdrejt, Cipras në mënyrë indirekte dërgoi kritika deri te ish-kryeministrat grekë dhe ministrat, por edhe deri te ish-anëtarë të SYRIZA-s, tha se Greqia nga viti 2010 e jetonte “Odisenë” bashkëkohore , ndërsa në afat prej pesë viteve “ndodhi diçka që nuk ka ndodhur në ndonjë vend tjetër në kohë paqeje”.

“U humbën 25 për qind e pasurisë sonë kombëtare. Tre nga 10 ishin të papunë. Gjithashtu, gjashtë nga 10 të rinj ishin të papunë. U implementuan masa për kursim nga 65 miliardë euro. Dhuna dhe represioni u bënë pjesë e përditshmërisë. Demokracia u degradua. Bankierë u bënë kryeministra, ndërsa ministrat u bënë bankierë. Bandat fashiste dolën nga vendet e fshehura të tyre pas 60 viteve. vend në gjendje të vazhdueshme të jashtëzakonshme.

Por, edhe popull, i cili asnjëherë nuk e pranoi fatin që ia përgatisnin të fuqishmit. I fshiu faqe të reja të rezistencës. Ky popull, para tre vite e gjysmë, bëri vendim historik. Ta marrë timonin e vendit nga ata të cilët e sollën deri tek shkëmbinjtë dhe t’ua japë kapitenëve të rinj”, tha Cipras duke e përshkruar situatën në vend para se SYRIZA të vijë në pushtet.

Kryeministri grek tha se nga sot fillon erë e re për Greqinë, por që nuk duhet të harrohen as arsyet as personalitetet, të cilat e sollën vendin deri në krizë, por edhe ata të cilët i ndihmuan.

“Mbërritën në destinacionin tonë, dolëm nga memorandumet, por nuk përfunduam këtu. Tani, para nesh janë beteja të reja”, porositi Cipras.