Cipras pasdite do të takohet me kryeministrin Zaev në Shkup

Ish kryeministri grek dhe lider i Syrizës, Aleksis Cipras sot arrin në Shkup, ndërsa në orët e pasdites do të takohet me kryeministrin Zorasn Zaev, kumtojnë nga partia opozitare greke, njofton korrespondentja e MEDIAL-s nga Athina.

Marketing

Ciprasi nesër do të marrë pjesë në Samitin e “Ekonomist” , “Përforcim i momentumit për integrim evropian”, kushtuar Ballkanit Perëndimor, ndërsa në panel të posaçëm diskutimit, së bashku me Zoran Zaevin dhe Martin Shulc do të debatojë për atë “Cilat janë hapat e ardhshëm për integrim evropian të Ballkanit Perëndimor”.

Kryetari i Syrizës, mbrëmë mbajti fjalim në fund të festivalit treditorë “Sputnik” të organizuar nga rinia e partisë, ndërsa fjalimi i tij u përqendrua edhe në Marrëveshjen e Prespës, për të cilin tha se është krenar.

Ish kryeministri grek e kritikoi qeverinë aktual se si opozitë “në mënyrë populiste dhe dëmshme për kombin e ka keqpërdorur çështjen konkrete ” që në barë të vendit të marrin vota dhe shtoi se tani, përmes natës e kanë ndryshuar qëndrimin dhe nga “marrëveshje tradhtare” u shndërrua në “marrëveshje që e zbatojmë dhe respektojmë”. ..

Marketing