Cipras u rrëfehet kryeministrave për vështirësitë rreth miratimit të Marrëveshjes së Prespës

Në margjinat e një samiti të mbajtur në Nikozia, kryeministri grek Aleksis Cipras ka folur për protestat dhe vështirësitë që pasuan miratimin e Marrëveshjes së Prespës. Një video të publikuar nga televizioni grek Antena, shfaqet dialogu i Ciprasit me presidentët e Francës dhe Qipros, Macron dhe Anastasiadis, ndërsa temë ishte protesta e fundit në Athinë kundër marrëveshjes për emrin.

Marketing

“Ishte e vështirë. Kishte shfaqje të populistëve të ekstremit të djathtë kundër marrëveshjes”, thoshte Cipras.
“Sa kanë marrë pjesë?”, pyet Macron.

“Protesta e fundit ishte rreth 70,000. Jo 17, por 70. Shtatë, zero. Nuk ishte aq e madhe”, shpjegon kryeministri grek.
Në një fragment tjetër nga dialogu në margjinat e Samitit, Macron e pyet Ciprasin nëse shumica e qytetarëve mbështesin marrëveshjen, raporton MIA nga Athina.

“Po, mendoj, shumica e qytetarëve që e kanë përdorur mendjen e tyre”, përgjigjet Cipras.

TV grek transmeton një bisedë të shkurtër midis kryeministrit grek me homologun e tij nga Malta, Joseph Muscat.
“Dukej e vështirë nga jashtë”, komenton kryeministri i Maltës.

“Po. Paramendoni nga brenda se si ishte. Por, kjo është arsyeja pse kjo është e rëndësishme”, i përgjigjet Cipras.
“Por, ju keni siguruar një vend në histori”, thekson Muscat.

Marketing