Kryeministri grek Aleksis Cipras ka uruar kryeministrin Zaev për hapjen e rrugës së ndryshimeve kushtetuese ku parashihet zgjidhja e kontestit shumë vjeçarë mes Greqisë dhe Maqedonisë.

“Urime miku im Zoran Zaev ! Vota e sontme është një hap i madh drejt suksesit tonë të përbashkët. Një hap shumë i rëndësishëm drejt të ardhmes paqësore dhe prosperuese për qytetarët tanë”- ka shkruar Cipras në Twitter.