Çitaku: Do bëhem diplomatja e parë nga Kosova që do ta vizitojë Izraelin

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku së shpejti do të jetë në vizitë zyrtare në Izrael.

Marketing

Ajo është ftuar nga Komuniteti Hebraik Amerikan, shkruan Indeksonline.

Në llogarinë e saj zyrtare në Tëitter, Çitaku thotë se kjo vizitë do të jetë e para nga një diplomat kosovar në Izarel.
“Derisa po bëhem gati për të vizituar Izarelin përmes Komunitetit Hebraik Amerikan, si diplomatja e parë nga Kosova që është ftuar si mysafir, nuk mund të mos i kujtoj mesazhet e fuqishme të mbështetjes së Izraelit ndaj Kosovës në orët tona më të errëta” shkruan Çitaku.

Postimit të saj i ka bashkangjitur një video nga fjalimi i kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Marketing