Çitaku: Sot dhe çdo ditë do t’i jemi mirënjohëse NATO-s

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, në 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s mbi forcat serbe, ka thënë se nuk do ta harroj kurrë atë moment.

Marketing

Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se 20 vjet më parë në këtë ditës NATO ka vendosur të veprojë për njerëzimin dhe të ndalojë spastrimin etnik që ka qenë duke ndodhur në Kosovë.

“Unë kurrë nuk do ta harroj momentin kur dëgjova lajmet mbaj mend çdo hollësi të vetme. Sot dhe çdo ditë do të ju jemi shumë mirënjohës. Ne i detyrohemi jetëve tona atyre grave dhe burrave të guximshëm”, ka shkruar Çitaku.

Marketing