Kampioni në fuqi Manchester City e ka mundur më rezultat 2-0 Arsenalin. City shënoi dy gola në dy pjesët e kësaj ndeshje
Kampioni i Premier Ligës tregon se është shumë serioz edhe sivjet për ta rifituar titullin në Angli.

Ata kanë mposhtur si mysafirë Arsenalin, i cili sonte luajti për herë të parë në Premier Ligë pas 22 vitesh me një trajner të ri.

Por, këtë debutim Emery duhet ta harroj sa më parë, nëse dëshiron që me këtë skuadër të kap së paku një vend në Ligën e Kampionëve.

City e nisi shumë më mirë këtë takim. Kishte posedimin dhe kishte edhe rastet për shënim.

Goli i parë vjen në minutën e 14, ku Sterling shfrytëzon një huti të mbrojtjes se Arsenalit me një goditje të papritur për të kaluar skuadrën e vet në epërsi.

Arsenali mund të barazonte rezultatin pas një super mundësie të Bellerinë në minutën e 20, por Emerson priti goditjen e tij.

Mahrez ishte afër për ta dyfishuar epërsinë për Cityn por Cech reagoi mirë duke e pritur goditjen e tij.

Aubameyang, kishte mundësinë që ndeshjen ta qonte në shifra të barabarta por goditja e tij përfundojë jashtë.

Pjesa e dytë filloj shumë më mirë për Arsenalin dhe ata ishin afër për të realizuar golin e barazimit.
Por, prapë sulmuesit e tyre nuk arritën që të konkretizojnë asnjë rast.

Ndërkohë, kur Arsenali sulmonte City bën një kundër zbritje të mirë dhe Bernardo Silva dyfishon epërsinë në minutën e 64’të..

Në minutat e mbetur Arsenali sulmoi por kampioni arriti që ta kontrolloj ndeshjen për mrekulli.
Pas kësaj ndeshje City rënditet në vendin e tretë, më tri pikë kurse Arsenali në të 15’in më zero pikë.