CIVIL: Pengimi i Marrëveshjes së Prespës nuk është vepër patriotike!

CIVIL – Qendra për Liri ashpër i dënon partitë, gjegjësisht, deputetët të cilët me qëllim, dhe nga pozita të ngushta partiake ose/ dhe interesa personale e pengojnë procesin e zbatimit të Marrëveshjes Së Prespës nga i cili del nevoja për ndryshimet në kushtetutë. Nuk ka arsyetim, as shpjegim për ata!

Marketing

@Marrëveshja e Prespës dhe ndryshimet në kushtetutë do t’i sigurojnë ardhmëri më të ndritur Maqedonisë dhe të gjithë qytetarëve të saj. Kjo marrëveshje historike, e mbështetur nga e gjithë bota demokratike dhe përparimtare, e mbron identitetin e Maqedonasve dhe gjuhës maqedonase. Kjo paraqet dalje nga kontesti shumëvjeçar me Greqinë, nga i cili kanë dobi vetëm strukturat nacionaliste shkatërruese nga dy vendet. Mos suksesi i kësaj marrëveshje do të thotë thellim i kontestit, krizë e prolonguar dhe izolim që do të jetë i dëmshëm për dy vendet dhe rajonin, e në veçanti për Maqedoninë. Suksesi i Marrëveshjes së Prespës do të mundësojë përparim dhe shpejtim të integrimeve euroatlantike. Prandaj, u bëjmë thirrje të gjithë deputetëve që ia mendojnë të mirën vendit tonë, ta dëshmojnë këtë me mbështetjen e ndryshimeve të kushtetutës. Pavarësisht nga qëllimet e sinqerta ose tregtisë, mungesa e mbështetjes së ndryshimeve në kushtetutë nuk është vepër patriotike. I inkurajojmë deputetët të marrin vendim të urtë, të guximshëm dhe në favor të shtetit, dhe të tregojnë unitet kur bëhet fjalë për vendime historike si ky.”, thekson CIVIL.

Marketing