Çizhov: Pranimi i Maqedonisë së Veriut në NATO mund ta destabilizojë Ballkanin

Hyrja e Maqedonisë së Veriut në NATO mund ta destabilizojë të gjithë rajonin e Ballkanit, ndërsa zgjerimi i Aleancës ta rrezikojë sigurinë evropiane, vlerëson ambasadori i Rusisë në BE, Vlladimir Çizov në një intervistë për “Izvestia”.

Marketing

“Ne kuptojmë se e gjithë puna me Marrëveshjen e Prespës është bërë që të mundësohet bashkim më i shpejtë i Maqedonisë në NATO. Për ne pasqyra është mjaft e qartë: vendi për veshë të tërhiqet në Aleancë. Kjo ka ndikim negativ ndaj sigurisë evropiane dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit”, thotë Çizov.

Ambasadori rus në BE vlerëson edhe se procedura për ndryshimin e emrit, sipas fjalëve të presidentit Gjorge Ivanov ka kaluar “me shkeljen e Kushtetutës dhe rezultateve jobindëse të referendumit”.

Sipas Çizovit, zgjerimi i NATO-s është përpjekje për ballafaqim me sfidat e shekullit 21, por me mjetet dhe mekanizmat janë krijuar nga mesi i shekullit 20.

Marketing