Çka i bashkon VMRO-DPMNE-në dhe Lëvizjen BESA?

VMRO-DPMNE dhe Lëvizja BESA edhe pse siç duket kanë qëndrime të kundërta, por për shumë tema të rëndësishme bashkëpunojnë si parti opozitare, shkruan Radio Evropa e Lirë (REL).

Marketing

Bashkërendimi i tyre ishte për Propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike. Por, sa i përket koalicioneve, dyja partitë thonë se do të flasin në të ardhmen. Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami thotë për REL se bashkëpunim ose jo më intensiv do të flasin kur do të vijnë zgjedhjet, megjithatë sipas tij, do të ketë koalicionim me “cilëndo parti maqedonase e cila do të ndajë përcaktimet e tyre partiake”. I pyetur se a kanë folur për përcaktime të tilla me VMRO-DPMNE, Kasami theksoi se kanë folur për punë opozitare, përcjellë INA.

“Ne si parti opozitare duhet të bisedojmë dhe të koordinohemi në drejtim të ligjit zgjedhor, për shkak se në të saktësohen se disa punë janë për pozitën, disa për opozitën. Po ashtu jemi koordinuar edhe për punë që kanë të bëjnë me Ligjin për Prokurorinë Publike”, theksoi Kasami. Siç thuhet më tej nga REL, Kasami para zgjedhjeve të 2016 kishte thënë se do të koaliciononin me VMRO-DPMNE nëse lidershipi i saj do të pastrohej nga të gjitha dosjet që janë hapur nga Prokuroria Speciale. Ai thotë se tani është herët për të biseduar më thelbësisht për koalicionim me çdo parti.

Sekretari gjeneral i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev theksoi më parër se kanë pika të përbashkëta jo vetëm me BESËN, por edhe me të gjitha partitë tjera në bllokun shqiptar. Sipas tij, ajo që dakordohen është sundimi i së drejtës, prioritetet ekonomike dhe financiare si dhe çështje tjera me interes për vendin. Më gjërësisht lexojeni shkrimin në Radio Evropa e Lirë.

Marketing