Çka ndodhi në burgun e Shutkës mes ish-ministrave të VMRO-së dhe dy anëtarëve të Grupit të Kumanovës, raporti dërgohet në Qeveri?!

Drejtori i Burgut Hetimor “Shkupi” Gjoko Kotevski për MIA-n konfirmoi se dje në Qeveri ka dorëzuar raportin dhe dorëheqjen pas incidentit në të cilat ishin sulmuar ish-ministrat e arrestuar, Spire Ristovski dhe Mile Janakieski.

Marketing

Ai thotë se raportin e dorëzoi edhe tek Ministria e Drejtësisë dhe Administratës për Përmbarimin e Sanksioneve. Kotevski theksoi se fillimisht janë ngritur procedura disiplinore për 11 persona në burgun “Shkup” tek të cilat janë konfirmuar lëshime në procedurë dhe shtoi se ky numër nuk është numri përfundimtar.

Janakieski dhe Ristovski të mërkurën u morën në pyetje me urdhër të Prokurorisë Publike nën dyshimin për pjesëmarrje në ngjarjet e Kuvendit të 27 prillit të vitit 2017. Pas incidentit në burgun “Shkupi”, Janakievskit iu ndryshua masa e arrestit me masën “arrest shtëpiak”. Ata pas provokimeve u sulmuan nga dy të burgosur nga Grupi i Kumanovës.

Marketing