Çka po paralajmëron Gashi: Jemi afër koalicionit fitues

Partia politike Alternativa e drejtuar nga Afrim Gashi ka bërë me dije se janë duke negociuar për një koalicion parazgjedhor me Aleancën për Shqiptarët. Lideri i kësaj partie, Afrim Gashi për Sllobodna Tv ka deklaruar se koalicioni pritet të bëhet publik nga mesi i janarit të vitit 2020.

Marketing

“Ne përpiqemi të shkojmë në koalicion. Bisedojmë tash me partitë politike shqiptare. Shumë afër jemi që të merremi vesh. Do të shohim deri në fillim të janarit. Ndoshta edhe nga mesi do të publikojmë. Ende rrjedhin bisedimet”, tha Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.

Marketing